Petrit Rudi, djali i veprimtarit e ish-deputeti të LDK-së Fetah Rudit ndaj të cilit u bë atentat në vjeshtën e vitit 2000 dhe prej atëherë ka mbetur në karrocë, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Isa Mustafës e Skender Hysenit të cilët dje dolën me deklarata se e përkrahin marshin për “Drejtësi” që u mbajt dje në Prishtinë, shkruan Botapresss.
Në një postim të tij në Facebook, Petrit Rudi ka shkruar:
Per Isa Mustafen, Skender Hysenin e te gjithe anetaret e LDK-se qe sot do te marshojne per “Drejtesi”, pres nga ju qe ne dore ta bartni fotografine e Fetah Rudit, i shtrire ne QKUK, dhe ne gjendje kome pas atentatit te bere ndaj tij, ku si pasoje e plumbave te shkrepur, tash e 22 vite ka mbetur i palevizshem.
Pres qe ta bartni fotografine e Beriane Mustafes e Besian Mustafes, qe vajtojne mbi kufomen e babait te vrare, Xhemail Mustafes.
Pres qe ta keni ne duar fotografine e Ahmet Krasniqit, ku shihet trupi i pajete ne Tirane.
Pres qe ta keni ne dore fotografine e Tahir Zemajt, ku shihet trupi i gjakosur nga plumbat.
Pres qe te gjithe ta keni nga nje fotografi te cdo pjesetari te LDK-se te vrare nga dora kriminale, e qe nuk jane pak por me shume se 100 anetare.
E kur me ne fund, nje Gjykate e Kosoves ka marr guximin qe t’i trajtoje, dhe per ne familjaret eshte edhe shprese per zbulimin e ketyre vrasjeve, sot marshohet per “Drejtesi”.
23 vite ne Kosove askush nuk e ka marr guximin qe t’i trajtoje vrasjet politike.
Pse 23 vite nuk protestuat e nuk kerkuat drejtesi per Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Xhemail Mustafen, Shaban Manajn, Haki Imerin, Komandant Drinin, Smajl Hajdarajn, Ismet Racin, Ismajl Berbatovcin, Besim Dajakun, Bekim Kastratin, Bardhyl Ajetin, Tahir, Enis e Hasan Zemajn, Sebahate Tolaj, Jusuf Haklajn, Uke Bytyçin, Ramiz Hoxhen, Selman Binishin, e shume anetare te tjere qe mbeten te vrare nga dora kriminale.
Pse nuk kerkuat drejtesi per Fetah Rudin, Sabri Hamitin, Agim Veliun, Gani Gecin, Adem Salihajn, e Ejup Visoken e shume te tjere, te cilet ishin cak i atentateve, por zoti deshti e i shpetoi.
E ne familjaret e viktimave politike, shpresonim qe kur Isa Mustafa erdhi kryeminister e Skender Hyseni Minister i Brendshem, do te zbardheshin vrasjet politike. Ahahaha. Sot me vjen per te qeshur, kur i shoh thirrjet e Isa Mustafes per mbrojtje te atyre, qe vet ai i akuzonte per vrasjet politike qe kane ndodhur.
Po thone “Liria ka emer”. Cfare emri pat Liria me tregon dikush? T’i shpetosh plumbave te armikut ne betejat e lavdishme te UÇK-se, te shkosh te bartesh armatim nga Shqiperia ne Kosove, e te mbetesh perjete ne karroce nga plumbat e shqiptareve, vetem pse je me Ibrahim Rugoven atehere kur erdhi Liria per te cilen sakrifikuan me vite e vite?
Te vritesh ne sy te femijeve vetem pse ishe me Ibrahim Rugoven e me LDK-ne.
Per kete Liri e keni fjalen? Mosni bre, aman mosni! Ne familjaret presim veç drejtesi, asgje me shume e as me pak. Drejtesia vonon, por nuk harron. Ajo vije nje dite, nese jo nga njeriu, atehere patjeter qe nga zoti.