Durim Limaj, djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar të hënën pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.
Ai teksa shpërndau një fotografi të tij dhe babait të tij, i cili ka qenë epror i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, tha se sa herë që Kosova ka nevojë, ai dhe babai i tij do të jenë të gatshëm ta japin jetën.
“Sa herë ka nevojë ky vend, gjithmonë të gatshëm për të dhënë jetën për të, gjeneratë pas gjenerate”, shkroi ai në Facebook.