Djali i biznesmenit nga Prizreni, Ilir Pirajt, pronar i ‘Meka Pro” ka rrahur punëtorine tij. Luftar Piraj, i cili është menaxher në njërën nga kompanit, ka përfunduar mbrëmë në prangat e Policisë, nën dyshimin se ka rrahur një punëtor.
Sipas Sinjalit Luftari, 24-vjeçar, po dyshohet se për motive akoma të panjohura ka sulmuar fizikisht punëtorin e tij (emër i njohur për redaksinë), duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti u zbulua pasi viktima vendosi që ta denoncojë atë që pretendonte se ka ndodhur në vendin e punës, duke dhënë versionin e tij para hetuesve policorë.
Pas përfundimit të procedurave policore, është nxjerrë aktvendim që Luftari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe është bërë e ditur se për këtë ngjarje është iniciuar rasti edhe për veprën “Kanosje”
“Të martën, në orën 21:20 viktima ka raportuar se është sulmuar dhe kanosur nga menaxheri i tij. Policia e ka shoqëruar të dyshuarin, i cili është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha zëdhënësi i Policisë./Botapress.info/