Jeton Ramadani, djali i heroit të Kosovës Agim Ramadani, ka bërë thirrje për unitet dhe ruajtje të vlerave të luftës, duke theksuar se sakrifica e dëshmorëve duhet të vazhdojë të jetojë përmes ndërtimit të shtetit.
Ai ka deklaruar se figura e babait të tij nuk i përket vetëm familjes, por gjithë atyre që luftuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Kosovën.
Ai theksoi se lufta nuk përfundon me armë, por vazhdon përmes mënyrës së jetesës dhe angazhimit për shtetin.
Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë që sakrifica e dëshmorëve të harrohet.
Babi nuk jetoi për vete. Ai jetoi për lirinë, dhe atë rrugë e ndau me juve. Ju ishit forca e tij, arsyeja pse ai nuk u ndal kurrë. Sot pas 27 vitesh, ai është krenar me ju. Ju që qëndruat, që nuk u përkulët, që nuk e latë rrugën në mes. Sepse lufta nuk mbaron me armë, ajo vazhdon në mënyrën se si jetojmë dhe si e duam njëri-tjetrin dhe si e ndërtojmë shtetin tonë. Për mua, ju jeni vazhdim i tij. Sot Kosova ka nevojë për ju, për unitetin, për vendosmërinë, për dashurinë ndaj atdheut. Në emër të familjeve të dëshmorëve ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet. Ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë gjithçka. Ata jetojnë në ne. Lavdi komandantit, lavdi juve që ruani dhe ndërtoni këtë shtet”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin
Aktuale
Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”
Është kthyer në rigjykim nga Apeli
Aktuale
Djali i Agim Ramadanit: Sakrifica e dëshmorëve të mos zbehet, Kosova ka nevojë për unitet
Jeton Ramadani, djali i heroit të