Situatë e rëndë me COVID-19 po vijon në Greqi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar sot për 4943 raste të reja, derisa numri i përgjithshëm ka shkuar në 971,148.
Sot raportohet se është shënuar rekord me viktima. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 116 persona, duke shënuar numrin më të lartë të të vdekurve gjatë kësaj vale.
Nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 18 mijë e 716 vdekje./Botapress.info/