Barduani shtoi se teksa sulmi ndodhi, KFOR-i ka reaguar shpejt për të siguruar zonën e prekur, dhe theksoi edhe një herë që këtë sulm, si KFOR-i ashtu dhe NATO, e dënojnë fuqishëm, ndërsa dorasit duhet të dalin para drejtësisë.
Po ashtu komandanti i KFOR-it, natë kritike të 29 nëntorit tha se ai ishte në koordinim të ngushtë me homologët lokalë dhe ata ndërkombëtarë për menaxhim të situatës.
“Dua të them fillimisht se KFOR-i është i pozicionuar për të monitoruar dhe menaxhuar çdo zhvillim të situatës së sigurisë lokale”.
“Ne zbuluam incidentit menjëherë pasi ndodhi. Ne reaguam shpejt, duke siguruar zonën dhe duke ofruar forma të ndryshme asistence, institucioneve në Kosovë. Dua të theksoj edhe një herë se NATO dhe KFOR-i dënojnë fuqimisht këtë sulm, dhe kjo është arsyeja pse është e domosdoshme që të identifikohen ata që janë përgjegjës, dhe të sillen para drejtësisë”, tha Barduani.
“KFOR-i dislokoi njësi për të siguruar zonën e kanalit e dëmtuar të ujit, ofruam mbështetje logjistike dhe gjiniere, si dhe eksepertizën tonë për asgjësimin e lëndëve plasëse. KFOR-i veproi me shpejtësi për ta stabilizuar situatën, duke ofruar sigurinë e zonës së prekur, teksa koordinoheshim ngushtë me homologët lokalë dhe ndërkombëtarë”, u shpreh ai.



Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më