Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, tha se bota “mezi e shmangu një katastrofë bërthamore mbrëmë” pas zjarrit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të Ukrainës.
Ajo i quajti reagimet e Rusisë “të pamatura” dhe “të rrezikshme”, duke thënë se e vendosi në rrezik të madh termocentralin më të madh bërthamor dhe kërcënonte sigurinë e civilëve në Rusi dhe në mbarë Evropën.
A është afër përfundimit konflikti në Ukrainë, përgjigjet Von der Leyen
Diplomatja amerikane i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga uzina për të siguruar që operatorët të kenë akses të plotë në vend dhe të jenë në gjendje të komunikojnë me rregullatorët, sii dhe të ofrojnë stabilitetin dhe sigurinë e uzinës.
“Elektriciteti i besueshëm është jetik për objektin bërthamor, siç janë gjeneratorët rezervë me naftë dhe karburanti. Korridoret e sigurta të tranzitit duhet të mbahen”, tha ajo.
“Rusia duhet të ndalojë çdo përdorim të mëtejshëm të forcës që mund të vërë në rrezik të mëtejshëm të 15 reaktorët e funksionueshëm në të gjithë Ukrainën”, potencoi më tej Thomas-Greenfield.
“Ne jemi shumë të shqetësuar që operatorët ukrainas po i bëjnë punën e tyre tani nën presion ekstrem,” shtoi e njëjta.