Nutricionistja Diola Dosti ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, ku na ka dhënë këshillat e saj për të qëndruar më të shëndetshëm tani që po afron dhe periudha e verës, si dhe nga çfarë duhet të kemi kujdes…
A duhet t’i drejtohemi specialistëve për të marrë vitaminat e duhura?
Problematika e ditëve të sotme, është që ne vërtet marrim ushqim, por ushqimi sot nuk ka të njëjtën cilësi që e ka patur 10 vite më përpara. Pra, një kokërr domate nuk e ka më vlerën e njëjtë siç ka qenë para 10 vitesh. Ka ndryshuar cilësia e tokës, e ujit, e ajrit, spërkatja me persticide dhe herbicide të ndryshme, shkakton një lloj mangësie të nutrientëve. Dhe çfarë bën kjo? Nëse ne marrim vetëm ushqim dhe nuk i shtojmë suplementët, ne mund të kemi mangësi të nutrientëve të ndryshëm, gjë e cila bëhet shkak për manifestimin e shumë sëmundjeve në të ardhmen, që baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve, qofshin sëmundje kronike, sëmundjet e metabolizmit, apo qoftë edhe një akne.
Nëse ne e analizojmë me detaje, mund të jetë një mangësi e një nutrienti të caktuar, që mund të jetë një vitaminë, mund të jetë një elektrolit, mund të jetë një mineral, që ne nuk e marrim. Ne mund të hamë shumë shëndetshëm, por nuk i marrim të gjithë nutrientët, se tashmë sot ushqimet kanë më pak nutrientë nga sa kanë pasur vite më përpara. Prandaj ka lindur nevoja e suplementëve. Unë jam pro përdorimit, por me zgjuarsi dhe gjithmonë me rekomandime të specialistëve në këtë fushë.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është