Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, i është miratuar kërkesa që t’i hiqet kapitulli i 3 në punimin ku në përgjithësi pretendonte se UÇK-ja është financuar me para të drogës, dhe akuza tjera të rënda.
Emri i Dimal Bashës ishte ai bashkë autor, por ai thotë se tashmë emri i tij nuk është më.
Në opinionin publik në Kosovë kishe reagime të shumta, sesi emri i tij figuron në një punim shumë akuzues ndaj UÇK-së.
“Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim! Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr. Ju falënderoj për mirëkuptimin”, ka shkruar Basha. /Gazeta Express



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për