Dimal Basha deputet i VV-së në Kuvendin e Kosovës, ka lëshuar një postim në Facebook. Ai ka thënë se BE dhe SHBA kanë bërë gabime në Ukrainë, të cilët nuk guxojnë të ndodhin në Kosovë.
Në Facebook, ai thotë se Vuçiq është putini i vogël dhe ka qenë ministër i një Serbie të dhunshme në rajon që është përgjegjëse për luftërat në Ballkan.
“Të njejtën gjendje e kemi në Kosovë, marrë parasysh që Vuciqi është Putini i vogël. Ky ka qenë ministër i një Serbie me histori të dhunshme në rajon, e cila është përgjegjëse për të gjitha luftat në krejt Ballkanin, dhe e cila po vazhdon me kërcënu me luftë. Prandaj, krejt kjo duhet të jetë indikator i mjaftueshëm për bashkësinë ndërkombëtare që të investoj me kohë miliarda në ushtrinë tonë, sepse një investim i tillë i arrinë dy objektiva”, shkroi Basha.
Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të ndihmojnë dhe bëjnë më të fortë ushtrinë e Kosovës, sepse është forma e vetme siç thotë ai se si qetësohet Serbia.
Postimi i plotë:
𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚 𝐦𝐞 𝐁𝐄-𝐧ë 𝐍𝐔𝐊 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐩ë𝐫𝐬ë𝐫𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë 𝐠𝐚𝐛𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐪ë 𝐞 𝐤𝐚 𝐛𝐚 𝐧ë 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ë
Bashkësia ndërkombëtare ka hezitu gjatë me ndihmu Ukrainën. Me muaj të tërë Zelensky ka kërku ndihmë ushtarake, por vetem pas sulmit brutal të Putinit bashkësia ndërkombëtare u vu në aksion dhe filloi ndihmat ushtarake për Ukrainën. Të gjithë ekspertët sot e pranojnë se ka qenë gabim që nuk e kanë ndihmu me armatim para se me sulmu Rusia, ku do t’kishte më pak viktima dhe Ukraina do të ishte më e mbrojtur sot.
Të njejtën gjendje e kemi në Kosovë, marrë parasysh që Vuciqi është Putini i vogël. Ky ka qenë ministër i një Serbie me histori të dhunshme në rajon, e cila është përgjegjëse për të gjitha luftat në krejt Ballkanin, dhe e cila po vazhdon me kërcënu me luftë. Prandaj, krejt kjo duhet të jetë indikator i mjaftueshëm për bashkësinë ndërkombëtare që të investoj me kohë miliarda në ushtrinë tonë, sepse një investim i tillë i arrinë dy objektiva.
E para, e rritë garancionin për qetësi dhe siguri në rajon, sepse Serbia qetësohet dhe nuk kërcënon më, dhe
E dyta, në rast të cfardo agresioni nga Serbia apo forcat kriminale të tyre, nuk kanë nevojë të marrin përsipër rrëzikun forcat e KFOR-it, sepse me shumë krenari frontin e parë e mban ushtria jonë dhe rrjedhimisht ulet rreziku për ushtarët e KFOR-it.
Prandaj, bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta bëj gabimin e njejtë sikur në Ukrainë dhe duhet ta forcoj ushtrinë tonë, sepse rritja e investimit në ushtrine e Kosovës nënkupton balanc të fuqive dhe rrjedhimisht rritje të paqës dhe sigurisë në rajon, ku Kosova ndihmohet dhe përfundimisht Serbia qetësohet.