Në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë janë nisur automjete të blinduara të Policisë së Kosovës. Policia ka marrë informata se dikush mund të hyjë nga Serbia sot dhe për siguri ka dërguar njësitet e veta atje.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka thënë Koha.net se e kanë pranuar informatën për ardhjen e dikujt, por ka thënë se nuk është ende e qartë se kush.
“Është njëfarë informate që ka me ardhë dikush prej Serbisë dhe policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, ka thënë ai./Botapress.info/