Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka qenë për vizitë zyrtare në Izrael.
Kujtojmë se sa kishte qenë kandidat i kësaj partie për kryetar të Rahovecit në vitin 2017, Korenica në njërin prej postimeve kishte bërë thirrje për zhdukjen e Izraelit.
Korenica kohë më parë përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, kishte bërë thirrje për zhdukje të Izraelit.
“Izraeli duhet të zhduket nga faqja e dheut!! Fundërrina aziatike në shërbim të terrorizmit islam kamikaz”, kishte shkruar Korenica.
Për të njëjtin postim më pas ai ishte arsyetuar, duke thënë se e ka pasur për ndryshime politike në atë vend, kurse për rastin kishte reaguar edhe Hashim Thaçi.
Më poshtë edhe postimi i plotë i Avdullah Hotit, ku shihet edhe prania e Korenicës./Botapress.info/