Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në shërbim të agjendës së Serbisë.
Abazi tha se Kurti duhet ta sqarojë se si ia ka mundësuar Serbisë që ta izolojë Kosovën e të depërtojë agjenda zhvillimore e saj, e cila nënshkroi tri marrëveshje që sipas Abazit janë qenësore për shtetin serb.
“Liderët politik ndjekin një kurs që izolon Kosovën në njërën anë dhe Serbia nënshkruan tri marrëveshje strategjike brenda një katër vjeçari.
Unë mendoj që formulimi politik është legjitim në kuptimin e rezultateve, të cilat Kosova i ka bë. Unë në politikë flas me rezultate. Rezultati i Kurtit është ardhë në izolimin e Kosovës dhe depërtimin e tri marrëveshjeve qenësore për Serbinë. Tani, në cilin kapacitet zotëri Kurti ia ka mundësuar Serbisë që ta izolojë Kosovën e të depërtojë agjenda zhvillimore për vete? Ato janë çështje që vetë Kurti duhet të dalë në debat dhe t’i sqarojë. Kurti është në shërbim të agjendës së Serbisë, me rezultate”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit



Të tjera
Lajme
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë
Mbi dy milionë myslimanë nga e
Lajme
Lufta në Iran kërcënim serioz për ekonominë botërore
Ministrat e Financave të G7‑së mblidhen
Lajme
Shahini: Kosova po fundoset ekonomikisht
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve,