Një grua është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka marrë nga zjarri, që ka përfshirë një shtëpi në Vitomiricë të Pejës.
Rasti ka ndodhur dje në orën 14:00.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRËVËNJE/Vitomiricë, Pejë 29.03.2023-14:00. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një dhomë e një shtëpie dhe si pasojë lëndime e trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.