Një takim përtej kornizave zyrtare ka ndodhur sot në Hamburg. Përfaqësuesi gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin priti në shtëpinë e tij liderin e LDK-së Lumir Abdixhikun. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook vetë Abdixhiku, shkruan Botapress.
Përplasen në distancë Ilir Ferati e Bekë Berisha: “Makareca…Rri para kijeve tu!”
Ajo që bie në sy në këtë takim të ilustruar me fotografi është atmosfera krejt miqësore e llojit gjerman, në prapavijë një raft me libra dhe para liderit të LDK-së një “kofer” i gitares.
Sado që takimi është krejt miqësor, vetë takimi me përfaqësuesin gjerman Manuel Sarrazin me liderin e LDK-së, në një situatë kur i ashtuquajturi “Plani franko-gjerman” duket se do të jetë një prej dokumenteve bazë për një marrëveshje eventuale mes Kosovës e Serbisë.
Vetë Abdixhiku jep pak informacion nga ky takim duke shkruar:
Në Hamburg, në shtëpinë e Manuel Sarrazin, të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
E falenderova për gjithë përkrahjen gjermane ndaj Republikës së Kosovës.