Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe lideri i Bjellorusisë Alexandar Lukashenko janë takuar sot në Moskë, takim i cili u raportua se do të zhvillohej për të diskutuar “çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes”.
Mirëpo tani janë duke dalë edhe pamjet nga takimi i dy palëve dhe diçka sërish ra në sy.
Sipas një videoja të ndarë nga këshilltari i ministrisë ukrainase të Punëve të Brendshme, Anton Geraschchenko, shihet Putini, të cilit i dridhen këmbët.
Prej se filloi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022, spekulime të shumta kanë qarkulluar në mediet e huaja lidhur me gjendjen shëndetësore të Putinit.
Video të shumta gjithashtu kanë qarkulluar gjatë gjithë kësaj që e tregonin presidentin rus jo në gjendje të mirë./Botapress.info/