Ditën e sotme, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku ka takuar liderë politikë të vendit.
I njëjti, pas takimeve, ka pasur edhe një konferencë për media. Aty, Costa, është pyetur për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi në nivel të lartë, dhe, për llogaridhënien që BE’ja do të kërkojë ndaj Serbisë, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.
Costa, duke marrë shembull krijimin e BE’së dhe bashkëpunimin e Gjermanisë dhe Francës, tha se, ‘’të gjithë kemi pasur probleme me fqinjët tanë’’, porse, shtoi Costa, ‘’duhet të vendosim çfarë duam t’i japim më shumë vlerë, të ardhmes apo konflikteve’’, përcjell Gazeta Express.
‘’Shikoni, Bashkimi Evropian është një projekt paqeje. Bashkimi Evropian lindi nga hiri i Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi kur ish-palët ndërluftuese, veçanërisht Gjermania dhe Franca, vendosën ta tejkalojnë historinë e tyre dramatike dhe të përqendrohen në një të ardhme të përbashkët dhe të begatë. Kjo është historia e Bashkimit Evropian dhe ky është edhe vizioni i tij për të ardhmen. Të gjithë ne kemi pasur probleme me fqinjët tanë në të kaluarën. Ndonjëherë probleme shumë, shumë, shumë të rënda. Por duhet të vendosim se çfarë duam t’i japim më shumë vlerë: të ardhmes sonë të përbashkët apo konflikteve që kemi pasur me njëri-tjetrin në të kaluarën. Duhet të fokusohemi te e ardhmja’’, ka thënë ai.
Tutje, Costa, shtoi se fokusi duhet të mbahet tek e ardhmja.
‘’Dhe ajo që po them këtu është e njëjta gjë që po them edhe në Beograd. Nëse është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të angazhohet në këtë dialog, është po aq thelbësore që edhe Beogradi të angazhohet në të. Për këtë, natyrisht, secili duhet të veprojë me mirëbesim dhe të njohë atë që duhet të njihet, por duke e mbajtur fokusin te e ardhmja’’, ka deklaruar ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në