Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.
Seanca pritet të mbahet nga ora 10:00.
Dje ndërkaq, gjatë ditës, zyra për informim brenda Kuvendit konfirmoi edhe pikat e rendit të ditës, ndërsa siç edhe mund ta shihni më poshtë në listën e plotë, pika e katërt është ajo që i atribuohet tërësisht dialogut.
Kurti po raporton para deputetëve pak ditë para takimit që do të mbajë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuciqin.
Rendi i ditës
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
- Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
- Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021)./Botapress/