Ish-kryeministri i Suedisë dhe diplomati i njohur evropian, Carl Bildt, ka komentuar takimin e mbajtur të martën në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u zhvillua nën ndërmjetësimin e emisarit të ri të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bildt ka thënë se dialogu është ristartuar me Sorensenin si ndërmjetësues, por ka shtuar se nuk duhet pritur ndonjë përparim i madh në këtë fazë të hershme.
“Mendoj se pritjet për një përparim të madh duhet të mbahen brenda kufijve të caktuar për momentin,” ka shkruar Bildt, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i punës së Sorensenit në këtë proces.
Ndërkohë, Peter Sorensen, i cili është emëruar si përfaqësuesi i ri i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka mbajtur takimin e parë zyrtar me delegacionet e të dyja palëve. Ai pritet që në javët në vijim të ketë angazhime të tjera drejt zhbllokimit të procesit.



Të tjera
Lajme Opinione
Harry Bajraktari: Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë
Showbiz
Alba lajmërohet nga Indonezia, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje provokuese
Alba Vukaj është një ndër femrat
Showbiz
Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”
Fituesi i edicionit të katërt të