Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të qartë se partia e saj nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re, duke e cilësuar një koalicion “të pamundur”.
“PDK-ja preferon një koalicion me subjektet politike që deri dje kemi qenë së bashku në opozitë”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.
“Ne nuk do ta përjashtojmë dialogun me askënd, as me VV-në, por ne nuk do të qeverisim me VV-në. Ne duhet të flasim me njëri -tjetrin, në parim duhet të ishte normale të flasim. PDK-ja është e qartë dhe konsistente, po presin që të kemi një gjuhë të vrazhdë po refuzojmë një diskurs të tillë”, ka deklaruar ajo.
Çitaku ka theksuar se dallimet mes PDK-së dhe LVV-së janë thelbësore dhe nuk kanë të bëjnë me inate personale.
“Ne e shohim dhe e përjetojmë Kosovën tërësisht ndryshe nga LVV-ja. Besojmë se Kosovës i duhet një qeveri e cila urgjentisht e kthen vendin në binar të drejtë, që riparon raportet e dëmtuara me aleatët, largon sanksionet dhe trajton problemet reale të qytetarëve si çmimi i lartë i energjisë, inflacioni dhe pagat e ulëta”, ka deklaruar Çitaku.
Ajo gjithashtu ka konfirmuar se më 15 prill, në seancën konstituive të Kuvendit, PDK-ja nuk do të bllokojë zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, duke e lënë të hapur rrugën për formimin e institucioneve.
“Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do ta ketë mundësinë e parë për të krijuar qeverinë. Nëse dështon, atëherë do të vijë radha e PDK-së”, ka theksuar Çitaku në RTV Dukagjini.



Të tjera
Aktuale
Ligji për Automjetet dhe të Huajt, policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen
Ka nisur zbatimi i plotë i
Aktuale
Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është
Lajme
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq
Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet