Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shpërthim i madh ka shkatërruar një pjesë të urës strategjike për Rusinë që e lidhte shtetin rus me rajonin e Krimesë. Ende nuk dihet arsyeja e këtij shpërthimi, megjithatë tashmë kanë filluar të qarkullojnë teori të ndryshme.
Ish-kryeministri suedez Karl Bildt ka shkruar se një nga tetoritë konspirative është që një shpërthim i tillë ka qenë si dhuratë për ditëlindjen e Vladimir Putinit
“ Teori të ndryshme rreth shkakut të shpërthimit në urën e Kerçit. Njëra prej tyre është se ishte një tortë e madhe ditëlindjeje për Vladimir Putinin që shpërtheu në një mënyrë ose në tjetrën. Mund të jetë”, ka shkruar Bildt.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/10/Screenshot_9-6.png)