Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me raportimet për dhunimin e një vajzë 11-vjeçare nga pesë meshkuj.
Koci në Facebook ka shkruar se monstrumëve në trajtë njerëzore iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës.
“Pa e paragjykuar fajësinë, po ju tregoj që për personat mbi moshën 18 vjeçare, me rrethanat që po paraqiten në media se si është kryer vepra penale e dhunimit ndaj vajzës 11 vjeçare – dënimi minimal është 15 vjet”, ka shkruar ndër të tjera ai.