Dhunë në familje në Ferizaj, policia te i dyshuari L.I., gjeti drogë e armë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njofton se ka asistuar gjatë një rasti të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, pasi që dyshohej për substanca narkotike.

Në prezencë të një dëshmitari, me urdhër të lëshuar nga Gjykata është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., M/K, dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar;

“Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë 86.7 gr, Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë  4.7 gr, Substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë në formë qokollade me peshë 40.2 gr, Një pistoletë me gas me një karikator dhe 6 fishekë, Para në prerje letre në total 400 euro. 2x telefona mobil, Një pako me letra për mbështjellje të narkotikëve, si dhe një peshore digjitale”, thekson policia.

Të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, “pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen