100 mijë e 530 euro janë ndarë në kuadër të kompensimit të shpenzimeve për udhëtim të 0deputetëve gjatë vitit 2021.
Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Kosovës, gjatë vitit 2021 deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka shpenzuar më së shumti para si kompensim për udhëtim, gjithsej 2 mijë e 790 euro. Pas saj, është deputetja Duda Balje, e cila në kundërpëgjigjen ndaj kryekuvendarit Glauk Konjufca, tha se qytetarët po e quajnë “naftë”.
Në vendin e tretë në këtë kategori të shpenzimeve të parave të shtetit radhitet deputetja e LVV-së, Yllza Hoti. Asaj gjatë vitit që shkoi i janë ndarë 2 mijë e 430 euro si kompensim për udhëtim.
Më poshtë, emrat e deputetëve të cilët kanë marrë më së shumti para nga buxheti i shtetit si kompensim për shpenzimet e udhëtimit gjatë vitit 2021.
Pal Lekaj (AAK) – 2 mijë e 790 euro
Duda Balje (SDU) – 2 mijë e 730 euro
Yllza Hoti (LVV) – 2 mijë e 430 euro
Albana Bytyçi (AAK) – 2 mijë e 370 euro
Fidan Jilta (KDTP) – 2 mijë e 220 euro
Erxhan Galushi (LPRK) – 2 mijë e 100 euro
Arta Bajralija (LVV) – 2 mijë e 40 euro
Time Kadrijaj (AAK) – 1 mijë e 950 euro
Arbër Rexhaj (LVV) – 1 mijë e 920 euro
Fatmire Kollçaku (LVV) – 1 mijë e 890 euro
Në njoftimin për publikimin e të dhënave nga Kuvendi i Kosovës theksohet se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit./Botapress.info/