Dhimbja e kokës kur ekspozohesh nga dielli i fortë i muajve të verës është një problem që e vuajnë shumë njerëz. Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell.
Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që shkaktojnë këtë problem. Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org mbi kujdesin që duhet të tregoni për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga vapa.
Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli
Një nga arsyet kryesore është koha që qëndrojmë të ekspozuar në diell. Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga një dhimbje koke.
Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajër i thatë e i nxehtë, dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë me diellin shkaktojnë dhimbje të forta koke.
Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena, bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjelli një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të tyre.



Të tjera
Lajme
Hoxhaj reagon pas tensioneve në Skenderaj
Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka
Lajme Sport
Yjet e mëdhenj që do të humbin Kupën e Botës 2026 për shkak të lëndimeve
Ambicia e përjetshme e çdo futbollisti
Aktuale
Blerim Latifi për ngjarjet në Skënderaj: VV do të përpiqet ta errësojë potencialin nacional të PDK’së
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, i