Në fillim te dhjetorit të vitit të kaluar ajo mori lajmin më të dhimbshëm në jetën e saj. Humbi bashkudhëtarin e jetës, bashkëshortin dhe babain e dy fëmijve të saj Seremb Gjergjin. Ky lajm e ka tronditur thellë Samije Bajrakarin – Gjergjin dhe familjarët e saj e të Serembit, shkruan Botapress.
Por Sama nuk është dorëzuar.
Ajo vazhdon t’i rikujtojë momentet e veçanta të jetës së përbashkët me Serembin por në ndërkohë ndah me miqtë e saj në Facebook edhe lajmet e mira për fëmijët e saj, vajzën Diellën dhe djalin Drinin.
Sot ajo ka uruar Drinin në 24 vjetorin e lindjes duke e quajtur këtë lajm desert në jetën e saj. Sama ka shtuar se “Sot ti je arsyeja pse unë frymoj”
Ja postimi i Sama Bajraktarit- Gjergjin në Facebook”
Dhe per fund deserti,,,,
Sot nuk i kerkoj zotit me shume se c’kam sepse ai me bekoi 24 vjet me pare kur te solli ty ne jete duke ma dhene mua titullin “Nene” qe ishte bekim per mua .
“Sot ti je arsyeja pse une frymoj”
Njerzit gezohen qe kane gure diamanti, e une gezohem qe zoti te fali ty diamant per mua Drin Gjergji
Gezuar krenaria e famijes, u befsh 100 vjet bir!