Mbrëmë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku mbi të gjitha u diskutua edhe për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë kohët e fundit.
E, në këtë takim, si përfaqësuese e Republikës se Kosovës ishte kryetarja e vendit, Vjosa Osmani.
E veshur me fustan të zi dhe sako të kaltër, ajo çka ra në sy, ishte broshi që mbante Presidentja.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/10/vjosa-3.jpg)
IndeksOnline mëson se broshi është i punuar nga gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës.
Këtë detaj interesant Osmani vendosi t’a marrë me vete në takimin ku pikërisht pati rastin të përmend dëmet e shkaktuara nga Serbia në luftën e fundit.
Kjo nuk është hera e parë që Presidentja Osmani bën të dëgjohet zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, percjell Botapress.info