Kënga më e re e Gjestit, “Memories”, është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, duke u kthyer menjëherë në një nga projektet më të ndjera të tij
Por përtej melodisë dhe klipit, kjo këngë mbart një peshë të rëndë emocionale, pasi artisti ia ka kushtuar vëllait të tij të ndjerë, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti trafiku.
Pamjet e videoklipit nisin me Gjestin, i cili shfaqet i shtrirë, në një atmosferë të ftohtë e të errët, duke dhënë që në sekondat e para ndjesinë e një historie që nuk është thjesht muzikë, por plagë.
Një nga detajet që ka tërhequr vëmendje është xhaketa e motoçiklistit me mbishkrimin “Huni 18”, që është një simbol i drejtpërdrejtë i kujtimit të vëllait.
Pantollonat me mbishkrimin “Joker”, duke përshkruar errësiren që ai po përjeton e që interpretohet si metaforë e dhimbjes së veshur me të zeza.
“Krejt ca ka met, ka met, tash vec kujtime Cdo nate t’menoj e s’mun t’ndaj prej jetes time S’mujta m’i majt, m’i majt, ato premtime Po ti mu falma qe s’ja fali vetes time”, thuhet mes tjerash në referin e kësaj kënge.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së