Mbrëmë u raportua se disa shoferë që kanë bllokuar rrugën duke bërë “drifta”, në Prizren. Lidhur me këtë rast janë mësuar detaje të reja.
Persona që ishin në vendin e ngjarjes thanë për Sinjalin se ngjarja kishte të bënte me një premierë filmi, ku për ta zhvilluar atë ngjarje, shumë persona shfrytëzonin veturat e motoçikletat e tyre, për të krijuar zhurmë.
Sipas dëshmitarëve, në momentin kur Policia ka filluar t’u kërkojë dokumentet përkatëse personave që bënin “drifta” nëpër rrugët e Prizrenit, rreth 60 prej tyre ju vërsulën policëve.
Ky rast në Polici është hapur si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.