Autori i vrasjes së Ramazan Matajt në Dragoç të Shkodrës, Arjon Hasaj, kishte dyshime se 33-vjeçari e kishte ndarë motrën e tij nga 2 marrëdhënie martesore që kishte pasur më herët.
Dyshimet janë se Mataj ka pasur marrëdhënie intime me vajzën, ndërsa burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se në një rast Arjoni i ka gjetur të dy bashkë dhe për këtë arsye, prej kohësh, nuk e pranonin në shtëpi të motrën.
Ndikuar nga mentaliteti dhe rrethi miqësor, Arjon Hasaj, nuk ka duruar më dhe ka ndërmarr vendimin për eliminimin e Ramazan Matajt
Ai ka rrëfyer për grupin hetimor me detaje organizimin e vrasjes, që nga hapja e profileve false në rrjete sociale për të inskenuar vrasjen, e deri tek lënia e takimit me qëllim vrasjen.
Për zbardhjen, hetuesit kanë pyetur me dhjetëra persona të zonës, të cilët dhanë indicie të konfliktit, si dhe komunikimi në celular në rrjete sociale, i cili i bindi se autori ishte banorë i zonës.
Në profilin fals Arjon Hasaj shtirej sikur të ishte vajzë që kishte tezen në Dragoç, në një shtëpi pranë ngjarjes dhe se do ta takonte Ramazanin diku në afërsi. Megjithatë, komunikimi ishte i detajuar për emërtimet e vendeve, çka i dha bindjen hetuesve që ishte i zonës.



Të tjera
Aktuale
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Bota Lajme
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën