Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është plagosur.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ndërsa ka konfirmuar rastin ka treguar se një pronar i një lokali te Çarshia e Vjetër në Gjakovë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt një klienti, pas një mosmarrëveshje me ç’rast e ka lënë të vdekur.
Ai ka thënë se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërkohë që i njëjti gjendet në arrati.
“Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Graishta për Reporteri.
Ai tutje thotë se Policia po e kërkon të dyshuarin, i cili gjendet në arrati.
“I dyshuari (në arrati për momentin) është i njohur për policinë dhe njësitet policore janë në kërkim të tij. Në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante, duke kryer procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrje të afërt të kryeprokuroeit të shtetit”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Gjermania: Institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses, sapo ai të merret
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka
Aktuale
Institucionet, pa mbikëqyrje të komisioneve parlamentare
Të paktën deri në prill deputetët
Aktuale
Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj
Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i