Një zyrtar policor raportohet të ketë humbur jetën sot në Mitrovicë.
I njëjti theksohet të ketë vdekur si pasojë e vetëvrasjes aksidentale.
Sipas informacioneve të para thuhet se polici B.T ishte në një poligon të shenjtarisë në Cërnushe, ku edhe ka vdekur.
Derisa po largoheshin nga ky poligon bashkë me zyrtarë të tjerë policorë, B.T theksohet të ketë marrë të shtënën nga arma në mënyrë aksidentale.
Deri më tani rasti është konfirmuar nga Prokuroria në Mitrovicë, por nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
Pavarësisht tentimeve për të marrë një përgjigja nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, këta të fundit nuk janë deklaruar