“Reuters” ka publikuar detaje nga telefonata mes presidentit Francez, Emanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, me presidentin rus, Vladimir Putin.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, sipas Reuters, që citon një zëdhënës të qeverisë gjermane.
Duke cituar një zëdhënës të qeverisë gjermane, Reuters raporton se telefonata 75-minutëshe përfshinte Putinin, Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Gjatë telefonatës, Putin i informoi ata për bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës, tha Kremlini për agjencinë e lajmeve.