Pak më parë u raportua për një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës në Shtërpcë.
Burime të Indeksonline kanë treguar se ky aksion po zhvillohet për disa ish drejtora të komunës dhe ish kryetarin e komunës së Shtërpcës për ndërtimet në Brezovicë si dhe disa keqpërdorime të tjera.
Operacioni po zhvillohet nga Prokuroria Speciale, Task Forca dhe Njësitë e Specializuara.