Detaje dramatike nga grabitja e armatosur në Pejë – Plani i frikshëm i tre personave të maskuar që tmerroi punëtorin e pompës DHF

Një natë terrori është përjetuar mbrëmë në Pejë, kur tre persona të maskuar e të armatosur kanë goditur me precizion të frikshëm pompën e derivateve DHF, duke realizuar një grabitje të shpejtë, të dhunshme dhe psikologjikisht të rëndë për viktimën.

Sinjali sjell detajet ekskluzive të kësaj ngjarjeje:

Rreth orës 23:30, në qetësinë e natës, një veturë Golf e kuqe pa targa, me dritat e fikura, ndalet në hyrje të pompës. Brenda sekondash, prej saj dalin tre persona të maskuar – njëri shtatlartë, dy të tjerë më të shkurtër, të gjithë të armatosur deri në dhëmbë.

Pa asnjë paralajmërim, hyjnë brenda objektit duke brohoritur: “PlaqkëQiti paret!”

Zëri i armëvemaskat dhe tonet kërcënuese krijuan një atmosferë paniku të plotë. M. H, punëtori që ndodhej vetëm brenda, rrëfen se nuk kishte as kohë të mendonte – ishte i ngrirë nga frika. Ai u detyrua t’ua dorëzonte rreth 900 deri 1,000 euro, shumën e ditës së punës.

Njëri nga grabitësit mbante armë të shkurtër në dorë, ndërsa tjetri armë të gjatë. Me veprime të koordinuara, ata morën paratë dhe u zhdukën me shpejtësi në drejtim të Gorazhdecit, duke e lënë viktimën të tronditur dhe të vetmuar në vendin e ngjarjes.

Në pak minuta vendi u mbush me forca të policisë, hetues dhe njësi të forenzikës, që kanë nisur menjëherë eksaminimin e provave dhe ndjekjen e pistave hetimore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Burime të Sinjalit nga Prokuroria konfirmojnë se rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe hetimet janë duke u zhvilluar me prioritet të lartë, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të mënyrës së veprimit.

Ngjarja ngre alarmin për një valë në rritje të grabitjeve të armatosura, ndërkohë që qytetarët dhe bizneset ndihen gjithnjë e më të pasigurt.

Të tjera