Dështuan t’i marrin 500K vota, Konjufca: Kur s’e arrin qëllimin e modifikon, s’mund ta bëjmë vetë qeverinë, tash skenari B
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me përfaqësues të subjekteve politike, është deklaruar para mediave.
Ai ka thënë se e kishin për qëllim të marrin 500 mijë vota por s’është arritur ky qëllim.
“Vetëvendosja e ka pas pozicionin shumë transparent gjatë zgjedhjeve. Qëllimi ynë ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare dhe pastaj ti e merr rezultatin e zgjedhjeve edhe e sheh që nuk e ke mbërri atë qëllim. Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mujt më mbërri atë qëllim. E pastaj e modifikon rrugës, nuk është mëkat kjo në demokraci. Ti e vendos një qëllim, e kemi pasur qëllimin 500 mijë vota nuk i kemi arritur ato, tash është skenar tjetër është skenar B”, tha ai.
Konjufca ka shtuar se nuk është e mundshme që ta bëjnë qeverinë vetë.
“Ne prej fillimit kemi thënë qëllimi është ta bëjmë vetëm qeverinë. A është e mundshme kjo? Mua nuk po më duket e mundshme”, ka thënë ai. /



Të tjera
Lajme
Hykmete Bajrami: S’mund të tregohet rritja ekonomike pa inflacionin 7.5 %
Ish-ministrja e Financave dhe kandidatja për
Aktuale
Cakolli: Nëse vazhdon trendi i njejtë i votave me postë, VV mund të marrë 52 mandate
Eugen Cakolli, hulumtues nga “Demokracia në
Aktuale
Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar