Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës u mblodhën edhe sot për të tentuar konstituimin e Legjislaturës së nëntë, por seanca përsëri dështoi. Këto është hera e 26-të që përpjekja dështon, pa arritur të zgjidhet as kryetarja e Kuvendit.
Para seancës së sotme, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, deklaroi se kishte kolegë që shprehën gatishmëri për të votuar kandidaturen e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Megjithatë, mungesa e përkrahjes së mjaftueshme nga grupet e tjera parlamentare bëri që votimi të mos arrihet.
Para tentimit të 26-të, Bogujevci theksoi shpresën se Gjykata Kushtetuese nuk do të vonojë vendimin për çështjet e ngritura lidhur me interpretime të ndryshme kushtetuese:
“Nëse duam të ecim përpara edhe të konstituojmë Kuvendin, deputetët duhet të votojnë si e përcakton Kushtetuta. Ne shpresojmë që s’merr shumë kohë të gjatë edhe opinioni i Kushtetueses. Por mendoj që janë të qarta rregullat me Kushtetutë dhe ligjet.



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur