Ka dështuar edhe tentativa e 20-të për konstituim të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Fillimisht, grupet parlamentare refuzuan të propozojnë emrat për formimin e një komisioni për votim të fshehtë.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, ka insistuar sërish që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet përmes votimit të fshehtë. Megjithatë, kjo nismë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë opozitare.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë. Në momentin kur kjo çështje u hodh në votim, këto parti zgjodhën të mos marrin pjesë në procesin e votimit.
Të hedhur në votim, 53 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe s’pati asnjë abstenim.
Seanca e radhës do të mbahet më 25 maj, në ora 11:00.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së