Ka dështuar për të 12-ën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, si shkak ajo u ndërpre përsëri.
Pasi u mblodhën të gjithë 113 deputetët, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mori fjalën.
Edhe në seancën e sotme Dehari ka propozuar për votim të fshehtë.
Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.
Kryesuesi Dehari ka kërkuar nga partitë të propozojnë kandidatët për anëtarë të komisionit votues për votim të fshehtë.
PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. Njëjtë, ka vepruar edhe Lista Serbe, e cila edhe më herët doli kundër. Kandidat nuk ka prezantuar as AAK-ja.
56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim.
Seanca konstituive vazhdon të premten me fillim nga ora 10:00.
Të tjera
Aktuale
Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës
Janë lokalizuar mbetjet mortore të tre
Aktuale
Osmani: Mund t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka
Aktuale
Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushatë e njollosur nga retorika e ashpër dhe gjuha nxitëse
Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian