Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin e legjislaturës së re.

Deputetët nuk votuan as këtë herë për themelimin e komisionit për votim të fshehtë, i cili është kusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ky është dështimi i 39-të me radhë që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas rezultateve zyrtare të votimit, vetëm 54 deputetë votuan pro themelimit të këtij komisioni – numër që nuk mjafton për ta çuar procesin përpara.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën parlamentare për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Edhe propozimi për komisionin e fshehtë është refuzuar vazhdimisht nga partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit është caktuar të mbahet të martën, me fillim nga ora 11:00.

Të tjera

Lajme Opinione

Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!

Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e

Showbiz

Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin

Morena Taraku është shfaqur së fundi

Lajme

Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit