Në dështimin e 36 me radhë për Vetëvendosjen që të zgjedhë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit dhe rrjedhimisht moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se “ka vetëm një përgjegjës” për bllokadën: “Vetëvendosja”.
“Janë ngunjuar pas një emri për të cilën nuk i kanë votat. Fajtori është këtu vetëm Vetëvendosja. Nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë, më vjen keq kjo që për 36’ën herë”,tha ajo.
Bajrami tha se LDK-ja ka dhënë propozimin për qeveri uniteti dhe kalimtare për dalje nga kriza institucionale, por se po qe se vazhdon pafund situata duhet dakorduar për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në