Dëshmitari i intervistuar nga Periskopi e që ishte në vend-ngjarje ka thënë se ka parë përplasjen në fjalë, dhe se për të është i gatshëm të përgjigjet si dëshmitar edhe në Policinë e Kosovës.
Madje, ai shton se nëpunësit kishin maskë në këtë institucion.
Ftoj viktimën, nëse i duhem për dëshmitar në polici, këtu jam. Ishte një sjellje e tmerrshme. Veç në administratën e Millosheviqit kam parë sjellje të tillë,” – shton ai, përcjell Periskopi.
Organizata Demokracia Në Veprim pas kësaj sjelljeje të Kurteshit i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani shkarkimin e Kurteshit duke i përmendur këtij të fundit edhe sjelljet e të kaluarës.