Edhe sot pika kufitare në Merdarë është e ngarkuar. Qytetarët e Kosovës po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova.
Kjo është bërë e ditur në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit i cili u bë rreth orës 08:40.
Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe të Dheu i Bardhë deri në 50 minuta, Mutivovë deri në një orë, ndërkaq në Muçibabë deri në 25 minuta.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/08/ddd-2.png)