Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova për në Serbi, përmes pikës kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta.
Ndërsa në pikë kalimin në Merdarë pritje për të dalë nga Kosova janë 10 deri në 15 minuta dhe kolona e veturave është 30 metra.
Po ashtu, në të gjitha pikat tjera kufitare për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta./Botapress.info/