Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë tre persona, dy nga autoshkolla “Stop” dhe një nga Kryqi i Kuq në Fushë Kosovë për “Falsifikim të dokumenteve”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se, sot me datë 15.09.2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndalur për 48 orë, tre persona të dyshuar me inicialet A.F dhe G.M nga Autoshkolla “STOP” dhe i dyshuari me inicialet M.TH nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, ndërsa e dyshuara me inicialet A.A nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, është liruar në procedurë të rregullt.”
Paraprakisht ishin arrestuar një instruktor i kësaj autoshkolle dhe një ekzaminer nga MMPHI.
“Ky arrestim është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në DHKEK në Prishtinë dhe është vazhdimësi e rastit, ku paraprakisht, ishin arrestuar një Instruktor i kësaj Autoshkolle dhe një Ekzaminer i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Personat e dyshuar, dyshohet se e kanë kryer veprën penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 të KPRK-së.”
“Prokurori i Shtetit, mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave penale si dhe dërgimin e para Gjykatës të secilit kryerës të veprave penale.”



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive