Janë dërguar në gjykatë 50 personat e arrestuar dje në aksionin “Pika”, i realizuar në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit. Seanca dëgjimore është paraparë të fillojë në orën 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Nnë mesin e 50 të arrestuarve janë dy udhëheqësit e pikave kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë si dhe dy oficerë doganorë, të tjerët janë policë kufitarë.
Ky është momenti kur të arrestuarit sillen para gjykatës.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/275606432_1365058847343945_3887441570718352561_n.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/275673849_690391631996874_1722770508737494757_n-934x600.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/275719807_673437953970160_754457459900167263_n-1000x583.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/275695261_701936401217390_4126070472597975036_n.png)
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj tha dje se zyrtarët e arrestuar nga Policia dhe Dogana ishin përfshirë në “mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Aksioni u zhvillua dje, i paraprirë nga një hetim rreth 1-vjeçar duke përfshirë masa të fshehta të hetimit. Sipas IPK-së, “Pika” është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me veprat penale: “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i të një numri të zyrtarëve pozitës apo autoritetit zyrtar”.