Deputetja e VV-së: Dje e shpërndave Kuvendin, presidente “qitja flakën edhe sot”!

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Shala ka deklaruar se me datën 5 (mars) në Kuvend shkuan ndryshimin e amandamenteve kushtetuese.

Sipas saj, me datën 6 para se të shkonte në Prekaz, presidentja e Republikës, Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin me mëngjes duke shkelur kushtetutën.

“Me datën 7 është nata e zjarreve; Presidente, qitja flakën diqysh edhe sot, janë data historike këto e duhet shënuar”, ka shkruar ai.

No photo description available.

Ndryshe, shefja e stafit të presidentes Learta Hollaj ka folur për situatën aktuale lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se nuk ka asgjë personale në këtë proces.

“Nuk kam asgjë për të shtuar deklaratave të presidentes, do të jetë një moment kur Osmani do t’i drejtohet publikisht për çdo detaj. Kjo nuk ka të bëjë fare me një betejë personale. Ne nuk jemi ata që kemi penguar zgjedhjen e presidentit të ri”, tha ajo për media.

Të tjera