Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, e ka ‘çmontuar’ analistin pro pushtetit, Shkëlzen Gashi, gjatë debatit të mbrëmshëm në ‘Pressing’.
Shkëlzen Gashi mbrëmë ka thurur një mal me lëvdata për pushtetin e Kurtit, duke thënë se kjo Qeveri është më demokratike se çdo qeveri tjetër.
Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk po linçon përmes mediave persona që janë kundër tyre, si partitë tjera gjatë 20 viteve.
“Nuk e ka kapë televizionin publik atje edhe me linçu kundërshtarët. Nuk e ka kapë RTK’në siç e ka kapë regjimi i kaluar”, ka thënë Gashi.
Ndërsa më pas ka ndërhyrë deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili, e cila e ka pyetur se a ka kapur Vetëvendosje, Komisionin Pavarur për Media (KPM).
“E KPM’në? Që i kontrollon mediat tjera, a ka qu njerëz të vetë në KPM? Çka është për ty kapje? A është me i dërgu njerëzit e tu në organe të pavarura e pastaj me supozu që ata njerëz janë të pavarur e në fakt të gjithë e dinë që ata njerëz janë mbështetësit e tu të verbër, apo prapë nuk po donë me pa se s’ke kohë dhe je i lodhur.”, i ka thënë Kica-Xhelili analistit Gashi, i cili me lëvizje të fytyrës tregon qartë se e pësoi shumë keq në debat nga ajo.
Ndërkaq gjatë debatit të mbrëmshëm, analistja Zana Avdiu e ka quajtur Shkëlzen Gashin servil të pushtetit. /Botapress.info/