Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), të shtunën ka dalë me një deklaratë të re lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga forcat serbe.
DASH i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor.
Publikohen pamjet, ky është momenti kur u shpëtua mrekullisht i riu kosovar nga lumi Lepenc
Sipas DASH, policët kosovarë po mbahen në burg në Serbi nën akuza të rreme.
E pas kësaj deklarate, ka reaguar deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.
Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se e mirëpret këtë reagim të SHBA-ve, derisa ka përmendur se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për kryetarët e komunave.
“E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për “akuza të rreme”. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i de-përshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.