Deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanajt, i është hakuar llogaria personale në rrjetin social ‘Facebook’.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selmanaj, teksa ka thënë se përkundër përpjekjeve, nuk ka arritur ta kthejë llogarinë në kontrollin e tij.
Për këtë, ka njoftuar se sot do të nisi procedurat disiplinore.
Njoftimi i tij i plotë:
Ju njoftoj që ka disa ditë që adresa ime zyrtare në facebook është cak i sulmeve kibernetike nga persona të papërgjegjshëm. Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresen time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore.
Prandaj të dashur miq dhe ndjekës në facebook, që nga e hëna e kaluar gjithqka që është postuar në faqen time nuk është e postuar nga unë. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kanë shqetësuar.
Shpresoj ta rikthej së shpejti.